Në episodin e sezonit 12 të titulluar “Kompjuteri mbante këpucë kërcënuese”, i cili u transmetua në vitin 2000, Homer krijon një faqe interneti për të përhapur thashetheme dhe lajme të rreme nën pseudonimin Z. X.
Midis teorive të konspiracionit të Homerit është një referencë për “të çmendurit në një ishull”, të cilin shikuesit e interpretuan si ishullin privat në Ishujt Virgjër të SHBA-së në pronësi të Jeffrey Epstein.
View this post on Instagram
Skena nga episodi, i shkruar nga John Schwarzwelder dhe i drejtuar nga Mark Kirkland, tregon një njoftim në faqen e internetit të Z. X që thotë: “Kujdes: Disa të çmendur në ndonjë ishull po e drejtojnë fshehurazi botën”.
Reagimet nga shikuesit në rrjetet sociale ishin të shumta.
“Mbeta pa fjalë pas këtij episodi”, “Ky nuk është një sitcom, por një portretizim realist i jetës sonë”, “Ata dinin gjithçka”, janë disa nga komentet në “X”.
Disa përdorues të mediave sociale kanë pohuar se krijuesi i “Simpsons”, Matt Groening, dyshohet se ka udhëtuar me një nga avionët privatë të Epstein.
Me kalimin e viteve, fansat janë trembur nga parashikimet tepër të sakta të ngjarjeve të jetës reale. Në vitin 2012, seriali The Simpsons parashikoi elementë të shfaqjes së Lady Gaga-s në pushimin e Super Bowl në vitin 2017, deri te veshja e saj e shkëlqyeshme. Gjithashtu parashikoi rezultatin e episodit të parafundit të Game of Thrones kur parodizoi shfaqjen në vitin 2017 – dy vjet para se episodi të transmetohej.
Simpsonët parashikuan gjithashtu zhvillime teknologjike, të tilla si telefonat që bëjnë video-thirrje dhe kufjet e realitetit virtual me të cilat njerëzit bëhen të fiksuar. Ata madje parashikuan fatkeqësi si një pandemi dhe fundosjen e një nëndetëseje.








