AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme për situatën në veri

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për situatën në veri. Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të thirret një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për të diskutuar situatën e krijuar në veriun e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Tutje, ai theksoi se menjëherë do të kërkojnë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance.

LEXO EDHE:

Back to top button