A$AP Rocky shfaqet në gjykatë bashkë me Rihannan dhe dy djemtë
A$AP Rocky shfaqet në gjykatë bashkë me Rihannan dhe dy djemtë

Gjykimi i reperit, A$AP Rocky solli një përplasje të fortë dhe argumente ndërmjet prokurorit dhe avokatit mbrojtës, ndërsa partnerja e tij, këngëtarja Rihanna dhe dy fëmijët e tyre të vegjël ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.
A$AP Rocky akuzohet për të shtëna me armë ndaj një ish-miku të tij në rrugët e Hollywood-it në vitin 2021.
Prokurori i çështjes, Paul Przelomiec, e pyeti jurinë nëse arma ishte e vërtetë apo false.
“Ka një pyetje të rëndësishme për t’u përgjigjur. A ishte një armë e vërtetë apo ishte një armë false? Asgjë tjetër nuk është në diskutim”, ka thënë Przelomiec.
Prokurori ka argumentuar se Rocky është fajtor për akuzën e sulmit me një armë automatike, ndërsa avokati i tij, Joe Tacopina, e quajti dëshmitarin kryesor të akuzës “gënjeshtar patologjik i zemëruar” që ka bërë përgënjeshtrime të njëpasnjëshme.
Për herë të parë, Rihanna erdhi në gjyq me dy djemtë e saj të vegjël, 2-vjeçarin RZA dhe 1-vjeçarin Riot, të cilët u panë me kostume dhe mund të dëgjoheshin duke bërë zhurma ndërsa prokurori fliste.
Rihanna mbante një nga ta në prehër dhe tentonte ta mbante të qetë me një lodër.
Seanca e mbajtur të enjten ka përfunduar me dy argumente të kundërta: prokurori ka thënë se Rocky e ka qëlluar me armë të vërtetë, ndërsa avokati mbrojtës pretendon se arma ishte false që shkrep vetëm pa plumba dhe që ai e kishte marrë nga seti i një videoje muzikore që e kishte bërë me Rihannën për këngën “DMB”.
Përveç kësaj, të dy palët diskutuan në lidhje me dëshmitarët dhe provat që mund të kenë ndihmuar apo penguar çështjen.
Prokurori akuzoi disa nga dëshmitarët e mbrojtjes dhe i quajti “gënjeshtarë të koordinuar”, ndërsa mbrojtja thoshte se dëshmitarët ishin të sinqertë dhe koherentë.
A$AP Rocky mund të përballet me deri 24 vjet burgim nëse shpallet fajtor, por juria ende nuk ka marrë një vendim dhe do të nisin diskutimet pas mbrojtjes përfundimtare.