Afrim Gashi: Për momentin në procedurë kuvendore nuk ka asnjë ligj nga agjenda reformuese
“Sa i përket ligjit për prokurorë publik, ajo është në procedurë dhe nevojitet shumicë prej 2/3. Sapo të krijohen mundësitë do të thirret dhe do të votohet. Sa i përket ligjeve për financim të partive politike, kodi zgjedhor, ligji për Kuvendi dhe ligji për deputetë janë ligje për të cilat parashihet debat më i gjerë dhe mund të bllokohen nëse nuk ka konsensus. Për këtë nevojitet dialog dhe marrëveshje mes partive politike kur propozohet ndonjë prej atyre ligjeve”, deklaroi Afrim Gashi – Kryetar i Kuvendit./Alsat.mk








