Afro 1 000 afganë të strehuar në Kosovë

Në Kosovë, deri të hënën në mesditë, kanë arritur 971 refugjatë afganë. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Jeta Tela, shefe e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Bëhet e ditur se 810 refugjatë janë vendosur në kampin Bechtel-Eenka në Ferizaj, kurse 161 në kampin Bondsteel, po ashtu në Ferizaj.

Shtetasit afganë do të qëndrojnë në Kosovë derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë shtet tjetër anëtar të NATO-s.

LEXO EDHE:

Back to top button