Ageler: Nuk sugjerojmë ç’të bëjë qeveria

Ageler: Nuk sugjerojmë ç’të bëjë qeveria

Ambasadorja e SHBA-së Angella Ageler thotë se pas shpalljes së Ramiz Merkos në listën e zezë amerikane, ka pasur zëra dhe lëvizje në qeveri për të ndjekur vendimin. Ageler tha se nuk do të sugjerojë se çfarë duhet të bëjnë institucionet vendase por se dëshmitë kundër persona që futen në listën e zezë janë të shumta dhe serioze.

“Ky është një popull sovran dhe ne nuk mundemi, nuk do ta bëjmë dhe nuk do ta bënim, të sugjerojmë se çfarë qeveria duhet të bëjë tani. Neve gjithashtu zakonisht na pyesin a është efektiv ky ligj që ne zbatojmë dhe a bën ndonjë dallim. Në shumë raste po, besojmë se e bën dallimin, ndikohen këto individë dhe familjet e tyre dhe aftësia e tyre për të lëvizur lirshëm. Vendimi i SHBA-së zakonisht inkurajon dhe vende të tjera partnere për të bërë të njëjtën gjë. Sekretari i shtetit nuk firmos nëse ne nuk kemi dëshmi shumë të mëdha për sjellje të keqe prandaj ne do të vazhdojmë të shohim çfarë efekti do të ketë. Unë e di se ka pasur disa zëra brenda qeverisë dhe disa lëvizje për ta marrë vendimin e fundit seriozisht dhe për ta ndjekur më tej dhe ne e duartrokasim këtë”, deklaroi Angella Ageler, Ambasadore e SHBA-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button