Agjencia e Mediave, kandidatët duhet të përgjigjen në pyetjet e deputetëve

Agjencia e Mediave, kandidatët duhet të përgjigjen në pyetjet e deputetëve

Kandidatët për anëtarë në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, sot duhet të përgjigjen në pyetjet e deputetëve në dëgjesën publike. Gjithsej 23 kandidatë do të luftojnë për shtatë vendet e reja. Ata tashmë kanë kaluar “filtrin” e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend. Profili i kandidatëve për anëtarë të Këshillit është i larmishëm dhe disa prej tyre, ndër të tjera, janë juristë, gazetarë, analistë, informaticientë, etj. Ndër ta ka anëtarë aktualë të Këshillit, por edhe punonjës në pozita të tjera në Agjenci. Anëtarja e komisionit, deputetja Ilire Dauti, ditë më parë e lëshoi komisionin në shenjë revolte, duke thënë se nuk dëshiron të jetë pjesë e politizimit të Agjencisë së Mediave. Reagimi i saj erdhi pasi kandidatja Nafie Selmani kaloi filtrin e parë, edhe pse përkundër asaj që parashikon ligji, ka qenë me funksione partiake në Alternativa deri pak vite më herët. Selmani nuk është vetmja ndër kandidatët që kanë bagazh politik, si Afrona Vërzivolli, anëtare e Aleancës së Taravarit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button