Airbus po teston teknologjinë për uljen dhe devijimin autonom të aeroplanëve

Airbus ka filluar testimin e një sistemi autonom të kontrollit të avionit që do të ndihmojë pilotët në situata kritike.

Është sistemi DragonFly që mund të ridrejtojë automatikisht avionin, të zgjedhë një fluturim për në aeroportin më të përshtatshëm duke marrë parasysh faktorë të tillë si rregullat e hapësirës ajrore dhe kushtet e motit, por edhe të komunikojë me kontrollin e trafikut ajror dhe qendrën e operacioneve të linjës ajrore.

Edhe nëse pilotët do të ishin të paaftë, avioni do të mund të ulej i sigurt. DragonFly mund të ulë në mënyrë të sigurt një avion në çdo pistë duke përdorur sensorë dhe algoritme të “vizionit kompjuterik”.

Aktualisht po kryhet testimi në një demonstrues Airbus A350-1000.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button