Ajo hante këto 3 ushqime çdo ditë – Gruaja më e vjetër në botë jetoi 122 vjet!

Çdo person dëshiron të dijë se si ta zgjasë sa më gjatë jetën e tij në këtë planet. Edhe pse nuk do ta dimë kurrë me siguri, ushqimi duket të jetë një nga ato segmente.

A keni parë ndonjëherë një të moshuar aq plot jetë dhe energji rinore sa të keni menduar “cili është sekreti i tyre”.

Pikërisht një pyetje të tillë e ka bërë edhe britanikja “Eden’s Gate”, e cila ka studiuar gjashtë persona që ishin mbi 100 vjeç.

Ushqyerja ishte çelësi

Gruaja franceze Jeanine Louis Calment, e cila jetoi për 122 vjet dhe ishte personi më i vjetër në botë, tha se konsumonte tre ushqime bazë çdo ditë.

Cokollate

Jeanine Louise Calment tha se ha çokollatë pas çdo vakti. Hulumtimet kanë treguar se çokollata mund të jetë e dobishme për shëndetin e zemrës dhe të kontribuojë në forcimin e sistemit imunitar. Çokollata e zezë përmban antioksidantë të fuqishëm që mund të kontribuojnë në një shëndet më të mirë të përgjithshëm kur konsumohet në moderim, shkruan Eatthis.

Verë

Shijimi i kësaj pije të veçantë alkoolike është pjesë e asaj që njihet si dietë mesdhetare – një mënyrë jetese e bazuar në kuzhinat tradicionale të vendeve që kufizojnë Detin Mesdhe. Së bashku me ushqimet me bazë bimore, yndyrnat e shëndetshme dhe vajin e ullirit, konsumimi i moderuar i verës së kuqe ka përfitime të shumta.

Vaj ulliri

Shumë njëqindvjeçarë jetojnë në “zonat blu”, rajonet e botës me përqendrimin më të lartë të njerëzve mbi 100 vjeç. Edhe pse Calment nuk qëndroi në një nga ato vende, dieta e saj përfshinte ushqime nga “zona blu”, duke përfshirë vajin e ullirit.

LEXO EDHE:

Back to top button