Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një person pasi u godit nga kamioni “betonerie”

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një person pasi u godit nga kamioni “betonerie”

" "

Një aksident tragjik është regjistruar pak më parë në Tiranë, ku si pasojë një person ka vdekur. Policia njofton se ka ndërruar jetë në spital njê 40-vjeçar, i cili është përplasur me një betoniere.

E.T 40 vjeç duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.

40-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button