Aksident me fatalitet afër fshatit Botun të komunës së Debërcës
Aksident me fatalitet afër fshatit Botun të komunës së Debërcës
Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm në afërsi të fshatit Botun, komuna e Debërcës. Në mjetin që ka dalë nga rruga ka qenë drejtuesi F.K. (22) dhe pasagjeri E.S. (21).
Sipas informacioneve të SPB Ohër, aksidenti është raportuar më 29.11.2024, në ora 07:21. Vetura e pasagjerëve “Audi” me targa nga Kërçova ka dalë nga rruga, ndërsa shoferi dhe pasagjerja femër kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave nga Ohri.