Aksident trafiku në Shkup, përmbyset makina

Para pak çastesh në Bulevardin Shën Klimenti në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit Reno dhe tjera e tipit Ford, kjo e fundit nga përplasja e fortë është përmbysur në mes të bulevardit. Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka pasur persona të lënduar. Drejtuesi i veturës tip Ford u përplas me veturën tip Reno të parkuar në rrugë, ku në brendësi të saj nuk ndodheshe njeri. Shoferi i Fordit nuk deshi të fliste para kamerës së Alsatit, por tha se ndoshta ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të ndonjë problemi teknik të veturës. Ndërkohë policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po kryen inspektimet për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit.

Lajmi në përditësim…

LEXO EDHE:

Back to top button