Aksident trafiku në Zhelinë, pasagjerja mbetet e bllokuar për 20 minuta në veturë

Para pak çastesh ne afërsi te fshatit Zhelinë të Tetovës ka ndodhur një aksident i rënde trafiku.Në aksident janë përfshirë dy makina me targa të Tetovës që janë përplasur kokë më kokë. Në veturat e përplasura ndodheshin dy shoferët përkatës të veturave dhe një bashkudhëtarë. Si pasojë e përplasjes së fuqishme të ndodhur nga dy automjetet, ka mbetur e bllokuar në njërën nga veturat për gati 20 minuta bashkudhëtarja e njërës prej makinave. Është dashur intervenimi i zjarrfikësve dhe i mjekëve të Tetovës për të liruar pasagjeren e bllokuar në veturë. Për momentin ajo ndodhet e shtruar në spitalin e Tetovës, ndërsa rruga Zheline-Siriqinë vazhdon te jete akoma e bllokuar për trafikun. Në terren ka mbërritur edhe ekipi i SPB-së Tetovë për të kuptuar motivin e këtij aksidenti.

LEXO EDHE:

Back to top button