Aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Milot, 4 viktima
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot. Policia njofton se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë kanë humbur jetën të dy drejtuesit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në njërin nga automjetet.
“Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Artan Alushi 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Shkumbin Brati 20 vjeç dhe Almenia Karaj 16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi”, njofton Policia.








