Aksidentet, DMSH-ja kërjon masa urgjente

Aksidentet, DMSH-ja kërjon masa urgjente

GAZETAR: BASHKIM SULEJMANI

Mungesa e rrjetave mbrojtëse të lumenjve, por edhe mos respektimi i shenjave të komunikacionit, në pjesën e urave mbi lumenj, ku edhe zakonisht ngushtohet rruga, bën që shpesh të ketë aksidente, madje edhe me pasoja tragjike, shkruan Alsat.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se disa herë u është kërkuar komunave që të marrin masa në pastrimin e lumenjve, por edhe vendosjen e rrjetave të ndalimit. Nga ky Institucion thonë se masa ka marrë vetëm komuna e Gostivarit, ndërsa në Komunat e tjera përgjatë vardarit nuk është ndërmarrë asgjë.

“Nga ana e komunave është mirë që të vendosen rrjeta në lumenjtë e që janë kompetencë e komunave, vetëqeverisjes lokale. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim gjatë çdo sezoni veror  dhe dimëror ka mbledhje preventive me vetëqeverisjet lokale dhe i alarmon, por të njëjtat hiqen me atë se nuk kanë mjete për vendosje të rrjetave. Drejtoria sivjet ka bërë edhe planin nacional ku do kërkohet që këto rrjeta mbrojtëse, të kërkohen nga Qeveria dhe të ndahen përmes Ministrisë së ekologjisë. Pra Ministria të merr masa dhe ta rregulloj këtë çështje”, tha Arif Arifi, Udhëheqës i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Për aksidentet e shpeshta, SPB fajëson edhe vozitësit. Zëdhënësi i SPB-së së Tetovës thotë se aksidentet shpesh vijnë si pasojë e mosrespektimit të shenjave paralajmëruese, sidomos në pikat ku ka lumenj, mbi urat e të cilëve, rruga ngushtohet.

“Numri i gjobave që shqiptohen në kuadër të ditëve është shumë i lartë por edhe aksidentet po ashtu, por neglizhenca e shoferëve që shpesh s`i japin rëndësi sikur të mos jetë e rëndësishme celulari, por edhe pirja e duhanit gjatë drejtimit të automjetit është nga shkaqet që sjell aksidentet fatale. Pra sërish e them, shenja në autostradë ka mjaftueshëm, edhe shenja rreziku edhe paralajmërimi se rruga ngushtohet dhe duhet kujdes sepse çdo lëshim apo neglizhencë në trafik vë në pikëpyetje jetët e tyre”, deklaroi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Ndryshe, për vetëm një vit, në Tetovë, ka pasur dy raste të personave që kanë humbur jetët në lumenjtë e Vardarit, dhe po aq në Gostivar, ku edhe për preventivë, komuna e Gostivarit, bëri rrethimin e lumit dhe vendosjen e rrjetave ndaluese./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button