Aksidenti në Bullgari, 600 mijë denarë nga Shoqata e bastoreve për të lënduarit dhe familjet e viktimave
Asociacioni i Bastoreve Sportive të Maqedonisë ( ABSM ) donoi 600.000 denarë për familjet e viktimave dhe pasagjerëve të lënduar në aksidentin tragjik më 23 nëntor në Republikën e Bullgarisë.
Sipas vendimit të anëtarëve të ABSM , mjetet do të transferohen në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq , të cilat kjo organizatë do t’i ndajë për udhëtarët e lënduar dhe familjet e viktimave shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Me keqardhje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik të trafikut të ndodhur në afërsi të vendit Struma , në Republikën e Bullgarisë, ku humbën jetën bashkëqytetaret tanë dhe disa u lënduan. Humbja e jetëve njerëzore është e pazëvendësueshme, por si një organizatë, e cila ka treguar vazhdimisht përgjegjësinë e saj sociale, ne menjëherë dhe pa hezitim vendosëm t’u ofrojmë ndihmë atyre që në këto momente kane vërtetë nevojë për ndihmë. Shprehim mirënjohjen tonë për Kryqin e Kuç , i cili këtë herë do të mbështesë logjistikisht donacionin tonë dhe do të mundësojë shpërndarjen e mjeteve për të gjitha familjet e viktimave , si dhe për udhëtarët e lënduar që janë shtetas të vendit tonë ” , thuhet në kumtesën e ABSM.








