Policia e Kosovës konfiskon 30 thasë me duhan, po barteshin në drejtim të Maqedonisë së Veriut

Një sasi prej 30 thasëve duhan refuz janë konfiskuar nga policia që po shkonte nga Kosova në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa është bërë e ditur se njësitet policore po kryjnë hetime lidhur me rastin e personin e dyshuar, shkruan lajmi.net.

“Debëlldeh, SPMK Zhegër-30.11.2021. Si rezultat i punës dhe angazhimeve nga njësitë policore është vërejtur një veturë e dyshuar, e cila dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i kufirit me Republikën e Maqedonisë. Njësiti policorë gjatë kontrollit në veturë ka gjetur tridhjete thasë (30) duhan refuz. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar dhe vetura i janë dorëzuar doganës së Kosovës. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin dhe personin e dyshuar”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button