“Aksidenti”/ Prokuroria: Deputeti Jançev nuk mund të thirret në imunitet

“Aksidenti”/ Prokuroria: Deputeti Jançev nuk mund të thirret në imunitet

Gazetar: Suad Bajrami

Prokuroria Publike thekson që deputeti i partisë E Majta Sashko Jançev nuk mund të thirret në imunitet lidhur me ndjekjen penale për aksidentin e trafikut më 14 shtator, për të cilin u ngrit akuzë “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” për të cilën parashikohet dënim me burg prej 3 muaj deri në 5 vjet burg.

“Dispozitat për kushtet nën të cilat vlen dhe merret imuniteti i deputetit parashihen në Ligjin për Kuvend. Në rastin konkret, për veprimet e theksuara në akuzën e deputetit nuk ka imunitet nga ndjekja penale”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Pavarësisht se si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 16-vjeçar, ndërsa një 13-vjeçare u lëndua rëndë, gjykatësi i procedurës paraprake nuk i caktoi deputetit paraburgim, por i pranoi masat e kujdesit të propozuara nga Prokuroria – marrje të përkohshme të pasaportës dhe patentës së shoferit, por edhe ndalesë për dalje jashtë shtetit.

Mungesa e caktimit të paraburgimit, pengon edhe heqjen e imunitetit e cila parashikohet me Rregulloren e Kuvendit, respektivisht me nenet prej 53 deri në 55. Në rast se do të ishte caktuar paraburgim Jançevit, atëherë Prokuroria do të kishte mundësi të kërkonte heqjen e imunitetit, ndërsa Kuvendi më pas të veprojë.

“Kërkesën për dhënien e lejes për paraburgimin e deputetit, organi kompetent ia dërgon Kryetarit të Kuvendit. Nëse kërkesa nuk është dërguar nga organi kompetent, Kryetari i Kuvendit për këtë e njofton organin”, thuhet në Nenin 53, paragrafi 2.

Këtë paraprakisht e konfirmuan edhe nga Kuvendi, pasi u kërkua që Kuvendi t’ia heqë imunitetin me vetiniciativë.

Sipas akuzës së Prokurorisë i akuzuari Jançev, nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit pasi ka kthyer me veturë pa qenë i bindur se kthesën mund ta bëjë pa i rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button