Ish drejtorëve të spitalit Modular të Tetovës u dyfishohet dënimi

Ish drejtorëve të spitalit Modular të Tetovës u dyfishohet dënimi

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Gjykata e Apelit në Gostivar ua dyfishon dënimet ish-drejtorëve të Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi. Ata janë dënuar me nga tre vjet burg për lëshimet në spitalin modular, ku humbën jetën 14 persona. Gjykata ka pranuar ankesat e Prokurorisë, ndërsa ka refuzuar të ish-drejtorëve dhe të Spitalit Klinik Florin Besimi e Artan Etemi. Ndryshimi i aktgjykimit është bërë vetëm në pjesën e sanksioneve penale. Gjithashtu, Spitali Klinik i Tetovës është dënuar me 1.3 milion denarë. Paraprakisht ky dënim ishte një milion denarë. Kjo është hera e dytë që Gjykata e Apelit në Gostivar, vendos për lëndën e modularit të Tetovës. Herën e parë, të akuzuarit u dënuan me një vit e gjysmë burg me kusht, që më pas të kthehet në dënim me burg efektiv, ndërsa një pjesë e lëndës u kthye për rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës. Dy ish drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, nuk u gjykuan për tragjedinë por për lëshimet në objektin e modularit. Ndërkohë më shumë se 4 vjet Prokuroria vazhdon hetimet për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës, por ende nuk ka ngritur aktakuzë. Zjarri në spitalin modular ndodhi më 8 shtator të vitit 2021. Në këtë tragjedi humbën jetën 14 persona, kryesisht pacientë me Covid por edhe familjarë të tyre që kujdeseshin për të afërmit e tyre. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button