Aksion anti-drogë në Demir Kapi, dy të arrestuar

Gjatë ditës së djeshme, pas informacioneve paraprake, policia ka kryer bastisje në vendin e quajtur “Javorica”, në Demir Kapi. Gjatë kontrollit janë kapur 65 rrënjë me kanabis me gjatësi nga 2.5 deri në 4 metra. MPB njofton se në vendngjarje janë arrestuar S.S.(33) dhe A.S.(56), të dy nga Demir Kapia. Në vendngjarje janë gjetur mjete për përpunim dhe kultivim të drogës.

Policia ka kryer kontrolle edhe në dy lokacione tjera në lidhje me rastin, ku janë gjetur disa pjesë të pushkës për gjah dhe farë për mjellje të kanabisit.

LEXO EDHE:

Back to top button