Aksion policorë, bastisje në disa lokacione në Shkup

Aksion policorë, bastisje në disa lokacione në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me prokurorin kompetent nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe korrupsionit, po kryen bastisje në disa lokacione në Shkup. Sipas njoftimit zyrtar, aksioni po realizohet ndaj disa personave, për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë kryer vepra penale të dhënies së parave me kamatë dhe pastrim të parave. Nga policia bëjnë të ditur se operacioni është ende në zhvillim, ndërsa më shumë detaje lidhur me rastin, pritet të publikohen pas përfundimit të tij . /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button