Aksioni në Veri – Lajmërohet Albin Kurti

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovë në katër lokacione, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kontrabanda do të luftohet dhe parandalohet, raporton Zeri.info.

Ai ka shtuar se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen.

Kreu i Ekzekutivit u ka bërë thirrje qytetarëve në veri të vendit që të mos bien pre e mediave në Serbi.

“Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, ka thënë Kurti.

Autoritetet e rendit në vend kanë zhvilluar sot aksion antikontrabandë në Pejë, Prishtinë, Mitrovicë të Jugut e atë të Veriut.

Situata më e tensionuar është paraqitur në veri të Mitrovicës, ku protestuesit serbë kanë sulmuar Policinë e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button