Aktori Charlie Sheen pretendon se ka fjetur me 47,000 gra

Aktori amerikan Charlie Sheen konsiderohet si një nga sharmantët më të parezistueshëm të Hollivudit, të cilit nuk i rezistuan dot shumë bukuroshe të famshme, ndërsa vetë ai pohon se ka fjetur me plot 47,000 gra.

Në një podcast të drejtuar nga Logan Paul, Sheen tha se e humbi virgjërinë kur ishte 15 vjeç, me një vajzë eskortë të quajtur Candy, të cilën e gjeti në librin telefonik dhe e pagoi me kartën e kreditit të babait të tij.

“Unë jam bërë për degjenerim, për pakujdesi… Mënyra se si manifestohet në jetën time ndryshon në çdo moment. Mund të jetë droga, mund të jetë një grua… Mund të jetë një milion gjëra, apo jo? Gjithmonë e kam ndjerë se ishte pjesë e ADN-së sime”, tha aktori hapur.

Dhe kur erdhi puna për të llogaritur me sa gra kishte fjetur…

“Çfarë mendon se të bëri të thuash: ‘Do të bëj seks me 47,000 gra, do të provoj çdo drogë, do të rrëzoj një aeroplan, do të rrah Michael Jordan, do të bëj gjithçka dhe nuk do t’i them kurrë jo asgjëje?'” pyeti prezantuesi.

Charlie Sheen u përgjigj se kjo tingëllon sikur është jeta e dikujt tjetër, jo e tija.

“Nuk ishte aq shpejt sa thatë. Ishte më shumë si të shfletoja dhe të përballesha me çdo situatë dhe skenar që shfaqej në jetën time ose në çfarëdo gjendjeje mendore në të cilën ndodhesha. Më çoi në rezultatet që kërkoja”, shpjegoi Sheen, jeta e të cilit ishte subjekt i një dokumentari në Netflix që menjëherë u shfaq te publiku.

LEXO EDHE:

Back to top button