Aktorja Rita Moreno i bashkohet kastit të filmit “Fast X” si gjyshja e Vin Diesel

Ditën e sotme (e martë) ylli i “Fast and the Furious”, Vin Diesel, – i cili luan personazhin e dashur të Dominic Toretto në filmin e ri – konfirmoi pjesëmarrjen e Rita Morenos në “Fast X”, duke postuar një video në rrjetet sociale me aktoren legjendare.

“Ka qenë ëndrra ime të punoja me Rita Morenon dhe fakti që ajo është këtu duke luajtur rolin e gjyshes time më bën shpirtin të buzëqeshë”, tha Diesel, i cili në video është ulur mes Morenos dhe aktores tjetër gjithashtu pjesë e filmit, Michelle Rodriguez.

Aktorja e çoi entuziazmin e tij një hap më tej duke vazhduar, “Dhe jo vetëm që do e bëjë këtë, por jam shumë e emocionuar”.

Foto: Screenshot/Instagram

Qershorin e kaluar, Diesel kishte folur për Varitey në lidhje me kastin që do të ketë “Fast X”.

Përveç Diesel dhe Morenos, kasti përfshin edhe yje të tjerë si: Jason Statham, Vin Diesel, Jordana Brewster, Tyrese Gibson, Michelle Rodriguez, Ludacris, Sung Kang dhe Nathalie Emmanuel.

“Fast X” aktualisht është planifikuar të ketë premierën më 19 maj 2023.

Louis Leterrier ka marrë përsipër këtë herë drejtimin e filmit pasi Lin dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji.

LEXO EDHE:

Back to top button