Aleksandër Vuçiç: Kurti nuk është i gatshëm ta pranojë Asociacionin

Aleksandër Vuçiç: Kurti nuk është i gatshëm ta pranojë Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për mediat pas përfundimit të takimit në Bruksel. Ai u shpreh se Albin Kurti nuk është i gatshëm të pranojë themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe. I pari i Serbisë, theksoi se takimi ishte shumë i vështirë, por shpreson që në vijim do ketë takime të tjera.

“Ka qenë takim i vështirë dhe besoj që do të ketë takime të tjera… Kurti nuk është i gatshëm ta pranojë Asociacionin. Shpresoj të arrihet kompromis. Kam frikë që do të ngelim në këtë çështje. Kjo është dashur të realizohet”, tha ai.

Ai më tej shtoi se: “Nuk është arritur asgjë përveç që do të bisedojmë. Si të bisedojmë kur ka kundërshtime për Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Së pari duhet të zbatohet, sido që ta ktheni, Asociacioni është në rend të parë. Pastaj do të shohim çfarë do të ndodh tutje. Kam ardhur për të nënshkruar një propozim. Sa i përket pyetjes, ka një fushatë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Do të njihen me atë se çfarë është nënshkruar. Ekzistojnë 22 parime që kemi nënshkruar fjalë për fjalë janë të rëndësisë të posaçme për popullin serb. Nëse dikush nuk e kupton, nuk e kupton realitetin. Nëse dikujt do t’i binte ndërmend, pyetja ime është si të paguajmë rrogat profesorëve, arsimtarëve, mjekëve motrave medicinale. Nuk kemi Bashkësi, por një Bashkësi. Nuk kemi shtruar pyetje të vështira. Nuk besoj se keni lexuar parimet për themelimin e Asociacionit. Më thoni se cilat adresë të dërgojë dokumentet e nënshkruara e pranuar. Në bazë të parimeve funksionon, ai funksion që ka të bëjë. Shumë prej tyre janë të rëndësishme për ne. Për këtë kam dëgjuar me kujdes z. Kurti e kam kuptuar se gjithë atë që tha, dhe pse është e papranueshme për të. Por këto janë çështje që duhet të arritura, e besoj do të përmirësohen. Më 23 ose 24 ata duan të kenë një raport për Këshillin e Evropës nëse kemi arritur diçka’, theksoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button