Ali Ahmeti këndon me çifteli pas miratimit të propozimit francez / VIDEO

Ali Ahmeti këndon me çifteli pas miratimit të propozimit francez / VIDEO

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i’a ka dhënë këngës pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë.

Pamjet e ndara nga zv.ministri i MPB-së, Nazim Bushi tregojnë se si lideri i BDI-së, Ahmeti ka kënduar këngë kombëtare me çifteli.

“Kryetari Ali Ahmeti vulosi orientimin ideologjik të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Bashkë PËR Maqedoni Europiane” ka shkruar Bushi.

Ahmeti në profilin e tij në facebook ka thënë “Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi.
Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën.
Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa.
Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!”

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot miratoi nevojën për ndryshime kushtetute në vend, duke u bazuar në propozimin francez ku parashihen ndryshime rrënjësore në vend, për hir të integrimit të Maqedonisë në BE.

LEXO EDHE:

Back to top button