Aliu: Çmimet e roamingut për BE janë ulur me 30%
Aliu: Çmimet e roamingut për BE janë ulur me 30%
Nga 1 tetori filloi ulja e çmimeve të roaming-ut mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, gjë që parashikonte edhe deklarata e nënshkruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, më 6 dhjetor 2022.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu sot në mëngjes ka bërë të ditur se çmimi i roamingut po ulet për 30 për qind dhe deri në vitin 2028 do të barazohet me çmimet në Bashkimin Evropian.