Aliu: Dokumentacioni mjekësor do të menaxhohet në mënyrë digjitale

Aliu: Dokumentacioni mjekësor do të menaxhohet në mënyrë digjitale

Dokumentacioni mjekësor, përfshirë udhëzimet, recetat, raportet dhe regjistrat do të menaxhohen në mënyrë digjitale, sipas ndryshimeve në Ligjin për të dhënat në fushën e Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë tha se përdorimi i dokumentacionit në letër do të lejohet vetëm në situata të jashtëzakonshme, si zgjidhje e përkohshme në rast të ndërprerjes së sistemit elektronik. Po ashtu, të gjitha institucionet publike dhe private shëndetësore do të jenë të detyruara të përdorin sisteme të harmonizuara dhe të integruara me sistemin kombëtar të shëndetësisë.

“Qëllimi ynë është që të dhënat shëndetësore të menaxhohen në formë moderne, të sigurt dhe të ndërlidhur duke përmirësuar kështu edhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët në shtetin tonë”, tha Azir Aliu, ministër i shëndetësisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button