Aliu: Kemi përgatitur ndryshime të rëndësishme në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore

Aliu: Kemi përgatitur ndryshime të rëndësishme në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshime në Ligjin për Mbrojte Shëndetësore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë synohet rritja e transparencës dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Ndër ndryshimet kryesore janë: Gjoba deri në 10 mijë euro, varësisht nga shkelja dhe përgjegjësi më të ashpra për institucionet dhe drejtuesit që punësojnë pa licencë, nuk lëshojnë fatura fiskale ose nuk njoftojnë mbylljen e institucioneve. Në drat ligjin parashikohet që punësimet të jenë më transparente, përkatësisht kandidatët më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë të kenë përparësi, ndërsa përzgjedhja të bëhet nga kolegjiumi profesional. Ndër ndryshimet është dhe zgjatja e punësimit pas moshës së pensionit deri në 70 vjeç me kontratë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button