Alkaloid arriti një rritje të shitjeve të konsoliduara prej 6%, eksporteve prej 57.4 milionë eurosh dhe investimeve prej 4.2 milionë eurosh
Alkaloid arriti një rritje të shitjeve të konsoliduara prej 6%, eksporteve prej 57.4 milionë eurosh dhe investimeve prej 4.2 milionë eurosh

Kompania farmaceutike Alkaloid njoftoi rezultate pozitive për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave për periudhën janar-mars, Alkaloid arriti një rritje të shitjeve të konsoliduara prej 6%, eksporteve prej 57.4 milionë eurosh dhe investimeve prej 4.2 milionë eurosh.
Të ardhurat nga shitja u rritën me 6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet janë në rritje si në tregun vendas ashtu edhe në atë të huaj. Kryesisht në Afrikën e Jugut, Holandë, Portugali, Austri. Fitimi operativ neto i njësisë u rrit në vlerë neto me 4%, dhe ai i konsoliduar me 3%.
U krijuan 13 vende të reja pune. Plani i biznesit për këtë vit parashikon investimin e rreth 8% të të ardhurave të konsoliduara nga shitjet në mjete materiale dhe jomateriale si dhe një rritje prej 7% të fitimit të konsoliduar para taksave krahasuar me vitin 2024./ Alsat.mk