“Alkaloid”, dy dekada pjesë e tubimit farmaceutik CPHI

"Alkaloid", dy dekada pjesë e tubimit farmaceutik CPHI

Kompania farmaceutike “Alkaloid” mori pjesë në eventin më të njohur botëror në fushën e farmacisë-Konventës së Përbërësve Farmaceutikë-CPHI. Nën moton “Në zemër të industrisë farmaceutike”, manifestimi u mbajt nga 24 deri më 26 tetor në Barcelonë të Spanjës dhe ekipi i Alkaloid këtë vit u prezantua me stendën e tij, nga ku u përcoll qartë “Shëndeti mbi të gjitha”. Konventa e Përbërësve Farmaceutikë si një ngjarje globale për elitën farmaceutike botërore, mblodhi më shumë se 65,000 vizitorë dhe mbi 1,800 ekspozues këtë vit në Barcelonë. Konventa e Përbërësve Farmaceutikë është ngjarja më e rëndësishme e vitit në fushën e industrisë farmaceutike, e cila gjatë tre dekadave të ekzistencës së saj është rritur në një komunitet që bashkon mbi 280,000 profesionistë që punojnë në zinxhirin global të furnizimit të industrisë farmaceutike. Ekipi i Alkaloid pati takime produktive ku u shkëmbyen përvoja të vlefshme me një numër të madh profesionistësh farmaceutikë nga e gjithë bota. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button