“Alkaloid” ka realizuar shitje të konsoliduara prej 153.9 milionë euro dhe rritje të eksporteve të konsoliduara prej 10% në periudhën janar-qershor 2024. Sipas pasqyrës së të ardhurave, në periudhën janar-qershor 2024 shitjet arrijnë në 6 miliardë e 709 milion 614 mijë 706 denarë, që është për 7% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara arrijnë në 9 miliardë e 475 milion e 222 mijë e 706 denarë, që paraqet rritje prej 12,5%. Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendor u rritën me 18%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara të kompanisë u rritën me 10%. Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 31% janë realizuar në tregun vendors dhe 69% në tregjet e huaja. Shikuar sipas rajoneve, 27% e shitjeve janë bërë në vendet e Evropës Juglindore, 22% në vendet e Evropës Perëndimore, 19% në vendet e Evropës Lindore dhe 1% e shitjeve totale të konsoliduara janë bërë në tregje të tjera. Rritjen më të madhe në tregjet e eksportit krahasuar me vitin e kaluar e kanë shënuar shitjet në Britaninë e Madhe, të cilat janë rritur me 3.5 herë, e ndjekur nga Jordania, Gjeorgjia, Ukraina, Kili, Hungaria. Parë sipas grupeve të produkteve, në strukturën e shitjeve totale të konsoliduara, peshën më të madhe e zënë produktet nga segmenti i farmacive – 91%, dhe segmenti i kimisë, kozmetikës dhe mjekësisë bimore zë 9%. /Alsat.mk
394 1 minute read








