Në shkollën e mesme të mjekësisë “Pance Karagjozov” në Shkup sot u promovua paralelja duale “Teknik farmaceutik në industrinë e farmacisë”. Kjo paralele hapet në kuadër të fushatës së Ministrisë së Arsimit “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” si përgjigje e nevojave të ekonomisë dhe si rezultat i mungesës së punonjësve profesionistë në kompanitë e ndryshme të vendit. Në këtë paralele do të mësojnë 23 nxënës të cilët një pjesë të mësimit do ta zhvillojnë në shkollë dhe tjetrën në hapësirat e kompanisë ALKALOID e cila do të sigurojë për nxënësit bursa mujore prej 3000 denarësh, kontroll sistematik, vaktet e tyre ushqimore si dhe punësim direkt pas mbarimit të shkollimit të këtyre nxënësve.
Për projektin i cili fillon nga sot dhe që do zhvillohet gjatë dy viteve të ardhshme dua nxënësit t’i porosis që përkushtimin që do ta marrin nga mentorët e tyre duhet të ju shërbejë si shembull se si me përkushtim mund të arrihet deri në sukses, si të arrijmë deri te dituria e nevojshme dhe si të mundësohet të ndërtosh karrierë në njërën nga kompanitë më të mira në Maqedoni e cila me të vërtetë kujdeset për të punësuarit e vet”, tha Nikolla Eftimov, Përfaqësues i ALKALOID – Shkup.








