Alkaloid mirëpret ambasadorin britanik, kompania prej vitit 2007 e pranishme në Mbretërinë e Bashkuar
Ambasadori britanik në vend Methju Lauson vizitoi kompaninë farmaceutike “Alkaloid” ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetar i Këshillit Drejtues, Zhivko Mukaetov. Gjatë vizitës u prezantua zhvillimi i kompanisë dhe prodhimet, ndërsa delegacioni vizitoi edhe Muzeun e “Alkaloid”-it, kapacitetet prodhuese të Farmacisë dhe Institutin për kërkim dhe zhvillim.
Në fokus të takimit të punës ishin përcaktimet kryesore strategjike të kompanisë: orientimi drejt eksportit, investimet kapitale, investimet në edukim, zbatimi i standardeve ESG, projektet për përgjegjësi shoqërore dhe përkushtimi afatgjatë ndaj rritjes së qëndrueshme dhe diferencimit në tregun global.
“Alkaloid” është i pranishëm në tregun e Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2007, kur Agjencia britanike për barna dhe pajisje mjekësore e zgjedhur nga kompania si rregullator referent, pas inspektimit të kapaciteteve prodhuese, i dha segmentit ‘farmaci’ certifikatë për përputhshmëri me standardet e BE-së për praktikë të mirë prodhuese. Sot “Alkaloid” ka mbi 1 mijë leje për plasman të produkteve të saj farmaceutike në tregjet e Bashkimit Europian”








