Kompania farmaceutike “Alkaloid” ka lëshuar në përdorim një objekt të ri që ofron një zgjidhje të centralizuar për përgatitjen dhe lëvizjen e punonjësve nëpër objektet e prodhimit farmaceutik, me më shumë se 900 hapësira gardërobash të destinuara për punonjësit. Kompleksiteti i kësaj faze investimi buron nga nevoja për një lidhje funksionale me të gjitha njësitë e prodhimit të kantierit të prodhimit dhe paketimit të formave farmaceutike të ngurta, gjysmë të ngurta dhe të lëngëta”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Aksionare “Alkaloid. Sipërfaqja e përgjithshme e godinës së re është 4100 m2, për ndërtimin dhe pajisjen e së cilës janë investuar 3.8 milionë euro. Përveç dhomave të shërbimit, ky objekt i ri do të përfshijë edhe ekspozita nga historia 88-vjeçare e kompanisë. Me këtë “Alkaloid” përfundoi tremujorin e parë të planit investues 20-vjeçar, me 10720 m2 objekte farmaceutike të vëna në përdorim dhe me një investim prej 18.6 milionë euro. /Alsat.mk










