“Alkaloid” për tre muaj ka realizuar shitje prej 70.5 milionë euro, ka hapur dhe 47 vende të reja të punës

“Alkaloid” për tre muaj ka realizuar shitje prej 70.5 milionë euro, ka hapur dhe 47 vende të reja të punës

Kompania farmaceutike “Alkaloid” në periudhën janar-mars 2023 ka realizuar shitje prej 70.5 milionë euro, rritje të eksporteve prej mbi 28% ndërsa ka hapur edhe 47 vende të reja pune. Gjatë kësaj periudhe shitjet arrijnë në mbi tre miliardë denarë, që është 15% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet e konsoliduara në tregun e brendshëm, sipas një komunikate të kompanisë janë rritur me 3%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara me 28%. Në periudhën janar-mars 2023 në “Alkaloid” në Maqedoni janë bërë 47 punësime të reja. Kompania numëron 2678 punonjës, nga të cilët 2039 në vend dhe 639 në filiale jashtë vendit. Aksionet e Alkaloidit janë të listuara në tregun zyrtar të Bursës së Maqedonisë që nga viti 2002 dhe konsiderohen si një nga aksionet më të tregtueshme dhe më likuide në vend./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button