Shqyrtohet ndalimi i TikTok-ut në Kosovë

Shqyrtohet ndalimi i TikTok-ut në Kosovë

Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës do të iniciojë takime me institucionet e sigurisë së Kosovës për të analizuar nëse aplikacioni TikTok paraqet rrezik për sigurinë shtetërore. Shqetësimet, nëse instalimi dhe përdorimi i aplikacionit TikTok në telefonat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës paraqet rrezik për sigurinë shtetërore, janë ngritur të martën në Komisionin parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes. Analiza dhe vlerësimet duhet t’iu dërgohen institucioneve të larta të Kosovës, Kuvendit dhe Qeverisë, të cilat, janë instanca që vendosin nëse TikTok-u do të ndalohet ose jo.

Ekspertët e fushës në Kosovë kanë thënë se Kosova duhet t’i ndjekë hapat e SHBA-së dhe BE-së lidhur me TikTok-un, pasi që pajisjet dhe aplikacionet kineze mund te jenë “rrezik potencial për të dhënat”.

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se TikTok-u mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me Qeverinë kineze. TikTok-u është aplikacion i popullarizuar për shpërndarjen e videove të shkurtra, kompania amë e së cilës, ByteDance, e ka bazën në Kinë. Në vitin 2021, TikTok-u është shpallur aplikacioni më i shkarkuar në botë, përdoret nga të gjitha moshat, por të rinjtë janë shënjestra kryesore. Kjo ka rritur shqetësimet për sigurinë e tyre çdo ditë e më shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button