Aluloski: Gjëja e parë që ua tregojmë pacientëve të infektuara me HPV është që ta lënë duhani…

Aluloski: Gjëja e parë që ua tregojmë pacientëve të infektuara me HPV është që ta lënë duhani…

Gazetare: Arta Sefadini

HPV (Human Papillomavirus) transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit seksual.

Mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë lythat gjenitale dhe lloje të caktuara të kancerit, si kanceri i qafës së mitrës, shkruan Alsat.

Në faktorët që përfaqësojnë rrezik për virusin HPV mund të përmendim mosmbrojtjen gjatë marrëdhënieve seksuale, mungesa e vaksinimit, ndryshimi i shpeshtë I partnerëve, pirja e duhanit përdorimi i kontraceptivëve, stili I jetës, pacientë me HIV.

“Pirja e duhanit, gjëja e parë që ua tregojmë pacientëve  tek të cilat shfaqet HPV është që ta lënë duhanin.” – thotë dr. Aluloski.

Përse është e nevojshme të lënë duhanin nëse preken nga virusi HPV ?

Dr. Aluloski përveç këshillave tjera që jep për të gjitha grate e prekura nga virusi HPV, tregon përse është e nevojshme lënia e duhanit tek këto paciente:  “Duhani është tymi i cigares në përgjithësi, përveç që ka efekte të tjera të dëmshme, të mos e diskutojmë këtë pjesë rreth mushkërive, enëve të gjakut në përgjithësi, sistemi karidorespirator  në përgjithësi, ka substanca të caktuara të cilat sekretohen përmes pështymës, në vagimë, në anus, gjithkund  ku ka mukozë, ato kimikate janë praktikisht toksike vetvetiu dhe ndër të tjera veprojnë në shkatërrimin e qelizave imune lokale dhe kështu ndihmojnë infeksionin aktual të depërtojë më lehtë. Për këtë shkak rekomandojmë ndalimin e pirjes së duhanit. “

Përforcimi i imunitetit, shërimi i infeksioneve vaginale, dhe kontrollet e rregullta gjinekologjike ndihmojnë gjithashtu  në parandalimin e këtij infeksioni. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button