HPV shkakton kancer të qafës së mitrës, kancerin vaginal, kancerin e vulvës, karcinomën orofaringeale dhe karcinomën e anusit. Si t’i parandalojmë?

HPV shkakton kancer të qafës së mitrës, kancerin vaginal, kancerin e vulvës, karcinomën orofaringeale dhe karcinomën e anusit. Si t’i parandalojmë?

Gazetare: Arta Sefadini

Edhe pse vendi jonë ishte ndër të parët që vendosi vaksinimin për HPV virusin, përqindja e vajzave të vaksinuara është ende shumë e ulët. Prej vitit 2024 parashihet që vaksinimi për HPV virusin të përfshijë edhe djemtë, shkruan Alsat.

Prof. Aluloski në emisionin “Pasqyra e Shëndetit” sqaron se përse duhet që edhe meshkujt të vaksinohen kunder virusit HPV “Në atë mënyrë ju tashmë e rrisni mbulimin e popullatës, që është në rrezik nga infektimi me HPV, në mënyrë perspektive dhe të zhvillohen si pasojë e kësaj ndryshime të caktuara tek vajzat, kryesisht në qafën e mitrës…. HPV është virus që bartet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Dhe jo vetëm kaq. Nëse infeksioni i HPV-së, lidhej kryesisht me kancerin e qafës së mitrës, dhe ashtu është kryesisht i pranishëm, dhe është faktori kryesor etiologjik që çon në kancer në qafë të mitrës, nëse nuk kapet në kohë dhe nëse nuk trajtohet.”

HPV përveç që është sëmundje seksualisht e transmetushme. Ajo shkakton edhe 5 lloje të kancereve të tjerë.

“HPV gjithashtu është treguar përgjegjës për të paktën 5 kancere të tjerë. Karcinoma e qafës së mitrës, në popullatën femërore, kanceri vaginal, kanceri i vulvës, karcinoma orofaringeale dhe karcinoma e anusit. Dhe këtu përfshihet më së shumti popullata mashkullore. Pra, kini kujdes nuk flasim se bëhet fjalë vetëm për një lloj kanceri, por janë 5.” – sqaron dr. Aluloski.

Edhpse kjo vaksinë është e nevojshme të merret si nga vajzat ashtu edhe nga djemtë. Te ne, fatkeqësisht, përfshirja me vaksinën HPV është 40-50 për qind gjatë gjithë këtyre viteve, prej se është aplikuar HPV vaksina në vendin tonë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button