Amanda Seyfried tregon se si e kalon kohën e lirë
Amanda Seyfried tregon se si e kalon kohën e lirë
Aktorja, Amanda Seyfried, ka folur për sfidën e balancimit të përgjegjësive të ndryshme në jetën e saj.
39 vjeçja, e cila ka dy fëmijë, Ninan 7 vjeçe dhe Thomasin 4 vjeç, me bashkëshortin e saj Thomas Sadoski, ka thënë se nuk ka gjithmonë kohë për veten për shkak të angazhimeve të shumta duke shtuar se koha e lirë për të është kur fëmijët i ka në shkollë.
“Unë gjithmonë mundohem të bëj diçka në çdo kohë të lirë që kam në dispozicion”, ka thënë ajo për revistën Poeple.
Ylli i Hollywoodit është gjithmonë e përqendruar te fëmijët kur ata janë në shtëpi, por bën një përpjekje për të shfrytëzuar sa më shumë kohë të lirë kur ata janë në shkollë.
“Në mëngjes, kur ata zgjohen, do të ulem dhe bëj punë dore ndërsa ata hanë mëngjesin, kur shohin serialin ‘Bluey’ ose kur bëjnë atë që duan para shkollës. Por kur ata janë në shkollë, po, kam kohë të lirë”, ka thënë aktorja.
Stili i jetës së Seyfried është transformuar nga përvoja e saj si nënë.
“Ulem dhe bëj punë dore, ose shkoj në palestër, ose dal për një kafe me një prind tjetër ose mik”, ka thënë tutje ajo.
Seyfried gjithashtu ka kohë për veten gjatë udhëtimeve.
“Kam shumë kohë vetëm në tren kur shkoj në qytet. Nëse duhet të shkoj, marr trenin. Dhe kam rreth një orë e 40 minuta kohë vetëm në çdo drejtim. Dhe gjithmonë bëj punë dore, kjo është jeta ime”, ka theksuar ylli.
Artistja ka marrë edhe vajzën e saj me vete gjatë xhirimeve të serialit “The Crowded Room”, dhe Nina tashmë e di se sa vlefshme është puna për nënën e saj.
“E kam pasur vajzën në shesh xhirim shumë shpesh. Ajo e di sa shumë e dua punën time dhe e di që mund të jem një nënë e mirë e edhe artiste e përkushtuar”, ka thënë tutje ajo.