Ambasada e SHBA-së: Nuk mbështesim rritjen e pagave në Gjykatën Kushtetuese

Ambasada Amerikane demanton Gjykatën Kushtetuese. Në një deklaratë për Alsat, ata sqarojnë se jo vetëm që nuk i kanë inkurajuar, por as nuk e kanë aprovuar rritjen e pagave për gjykatësit kushtetues për 35 përqind. Ambasada demanton të ketë qenë pjesë e ndonjë procesi në të cilin është vendosur në pagat bazë prej mbi 90 mijë denarë, gjykatësit kushtetues të shtonin shtesa prej 30 mijë denarëve plus.

- Advertisment -

Ambasadori nuk ka as rol e as dëshirë të merret me gjëra që kanë të bëjnë me administratën e Gjykatës Kushtetuese apo cilësdo gjykatë tjetër në Maqedoninë e Veriut. Ambasadorja Bërns u takua më kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murati në janar të vitit 2020. Ambasadorja shprehu mbështetje për punën e rëndësishme të Gjykatës dhe rëndësinë e saj për sundimin e të drejtës dhe përparimin demokratik të Maqedonisë së Veriut”-thonë nga Ambasada e SHBA-ve.

Ky mohim nga ambasada amerikane vjen pas deklaratës së djeshme të Kushtetueses në të cilën pretendohej se mbështetja e fortë për rritjen e pagave ka ardhur nga disa ambasadorë, përfshirë ambasadorë të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në vend. Gjykatësit kushtetues pohonin se disa diplomatëve u është thënë se duhet të marrin më shumë para, që të jenë të pavarur dhe të paanshëm. Alsat sot pyeti ambasadën e Bashkimit Evropian nëse ky pretendim është i vërtetë, por nuk morëm përgjigje. Ndryshe, gjykatësit kushtetues pa zgjidhje ligjore në Kuvend, por vetëm duke ndryshuar Rregulloren e punës, morën vendim për të marrë shtesë prej të paktën 30 mijë denarë krahas pagës bazë. Dënim për këtë mënyrë të rritjes së pagave në Gjykatën Kushtetuese erdhi gjithashtu nga Komisioni Anti-korrupsion, i cili deklaroi se gjykatësit është dashur ta realizojnë këtë përmes votimit në Parlament. Në njoftim, Gjykata kushtetuese një ditë më parë nuk sqaroi se ku do të gjejë para për shtesat për këtë vit dhe nëse këto mjete janë planifikuar në buxhetin e tyre.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button