Ambasadori Dedaj kontaktohet nga Haga

Ambasador i Kosovës në Shkup Gjergj Dedaj është kontaktuar nga Prokurori i Gjykatës Speciale në Hagë. Lajmin e bëri të ditur vet Dedaj përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai tha se qëllimi i thirrjes ka qenë për t’u njoftuar se është caktuar prokurori i rastit, por pa i dhënë hollësi se për çfarë rasti bëhet fjalë.

Veç tjerash, prokurori më pyeti se a kam ndonjë kërcënim apo ndonjë shqetësim!
I thash s’kam pasur dhe nuk kam asnjë kërcënim nga askush -tha Gjergj Dedaj, ambasador i Kosovës në Maqedoni.

Dedaj gjithashtu sqaron se në komunikimin me prokurorin e Gjykatës në Hagë ka shprehur siç thotë ai shqetësimet sa i përket mos zbardhjes së krimeve serbe në Kosovë.

I vura ne dijeni se shqetësim i yni më i madh, tash e 22 vite, është edhe mos zbardhja e krimit serb mbi dhjetëra anëtarë të familjes sime, si dhe mos zbardhja e masakrës së Mejës së Gjakovës, ku forcat serbe me 27 prill 1999, vranë mizorisht mbi 380 civil shqiptarë të pafajshëm, ndonëse askush nuk është arrestuar nga serbët, për këtë masakër kundër njerëzimit! – u shpreh Gjergj Dedaj, ambasador i Kosovës në Maqedoni.

Ambasadori Dedaj gjithashtu shton së është i gatshëm, përkundër dëshirës së tij, t’i përgjigjet ftesave të Gjykatës Speciale, për siç thotë dëshmuar luftën e drejtë të UÇK-së dhe kërkuar dënim për përgjegjësit e krimeve serbe në Kosovë. Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit. Specialja ka ngritur edhe aktakuza të tjera kundrejt ish-ushtarëve të UÇK-së nën dyshimet për krime lufte.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button