Shqipëri, reshje shiu dhe erë deri në 80 km/h në det të hapur

Situata meteorologjike në vend është rënduar në orët e fundit, me shtimin e reshjeve të shiut. Era e fortë në det të hapur ka arritur shpejtësinë deri në 80 km/h, dhe do të vazhdojë e tillë të paktën deri në mbrëmje, ku pritet një dobësim i përkohshëm.

Ndërkohë që në pasditen e të dielës dhe deri në orët e para të së hënës, era do të fuqizohet në det dhe në tokë, ku do të arrijë një shpejtësi maksimale deri në 100 km/h në det të hapur, e deri në 90 km/h në jug të vendit. Në kanalin e Otrantos deti do të ketë dallgëzim deri në 9 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta, nga -1 në 8 gradë celsius për zonat malore; nga 5 në 13 në zonat e ulëta dhe ato bregdetare./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button