Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier: Serbia duhet t’i kthehet bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier: Serbia duhet t’i kthehet bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian
Plani i mbështetur nga BE pothuajse u shpartallua muajin e kaluar pas të shtënave midis serbëve dhe policisë në pjesën veriore të Kosovës. Përshkallëzimi më i keq në gati dy dekada ka ngritur shqetësime se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Europë në një kohë kur Ukraina është nën sulmin ushtarak rus.
“Është urgjente të rikthehemi në proces” për t’i përmirësuar lidhjet mes armiqve të kohës së luftës”.
“Anëtarësimi i mundshëm në të ardhmen në BE përfaqëson stimulimin kryesor për të dyja vendet që të kthehen në tavolinën e bisedimeve në mënyrë që të implmentohen angazhimet e marra gjatë më shumë se një dekade negociatash”, tha Hovenier në një intervistë për Bloomberg.
Shtetet e Bashkuara duan t’i shkojnë deri në fund të asaj që ndodhi më 24 shtator kur një grup me serbë të armatosur e bllokuan një rrugë në fshatin Banjskë duke përdorur kamionë dhe eksplozivë, thotë i dërguari. Një njësi e policisë së Kosovës që mbërriti në vendin e ngjarjes u vu nën breshërinë e zjarrit nga sulmuesit, të cilët më pas u futën në një manastir serb aty pranë, duke u përfshirë në një shkëmbim zjarri njëditor. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë e fajësuan njëri-tjetrin për dhunën.
Shumica e sulmuesve u arratisën, por “lanë pas vetës një sasi shumë, shumë shqetësuese të armëve dhe armatimeve të sofistikuara ushtarake,” thotë Hovenier. “Nuk besojmë se kjo është diçka spontane vetëm nga banorët” e veriut të Kosovës të populluar nga serbët, thotë ai. “Ka një lloj strukture pas kësaj, ata nuk mund ta kenë bërë këtë vetë” dhe kushdo që është përgjegjës do të përballet me pasoja, sipas ambasadorit.