Amendamentet për Buxhetin përplasin pushtetin dhe opozitën

Andrea Çobanova

Deputetët e pushtetit dhe opozitës debatin për amendamentet për projektbuxhetin për vitin 2022, e shfrytëzuan për akuza të ndërsjella se kush ka punuar më shumë për qytetarët. Për pushtetin, amendamentet e dorëzuara janë mënyrë që opozita të ndërhyjë në buxhet për t’u ndarë më shumë para për komunat për realizimin e projekteve të premtuara në fushatën zgjedhore, siç është vendosja e fasadave energjetike në ndërtesat e komunave.
“Hipokrizia e deputetëve të VMRO-DPMNE-së është në nivelin më të lartë, të gjetur përballë sfidës të udhëheqin me 43 komuna dhe duke e ditur se çfarë po ndodh nëpër komuna dhe ajo që nuk munden t’i përmbushin sida premtime në parazgjedhore, po ndodh kjo.. .”, tha Darko Kaevski – deputet i LSDM-së.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së fajin ia hodhën pushtetit, duke thënë se kanë dorëzuar amendament të tillë sepse nuk është bërë asgjë në vitet e kaluara.

“Nuk doni të punoni, prandaj nuk e realizuat këtë premtim parazgjedhor dhe prandaj sot, por edhe para do kohësh qytetarët ju dënuan në zgjedhje dhe tani në shtet, koleg, sa për dijeni, në 43 komuna po punohet…”, u shpreh Beti Stamenkovska Trajkoska- deputete e VMRO-DPMNE-së.

Nga gjithsej 200 amendamente, deri më tani në komision janë debatuar rreth 20, dhe të gjitha janë refuzuar. Opozita deri më tani ka kërkuar më shumë ndërhyrje sa i përket efikasitetit energjetik, subvencione më të larta për instalimin e pajisjeve të gazit në automobila dhe subvencione për instalimin e paneleve fotovoltaike për familje për prodhimin e energjisë elektrike. Debati për amendamentet pritet të zgjasë deri pasnesër, dhe më pas propozim-buxheti do të kthehet në Qeveri për plotësim eventual./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button