Amerikanët po testojnë qen robotikë në kufirin me Meksikën
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare i ka ofruar një “paketë” qensh robotikë policisë kufitare për të monitoruar kufirin e gjatë me Meksikën.
Qëllimi i programit është përdorimi i teknologjisë dhe rritja e pranisë së policisë përgjatë kufirit për të reduktuar ekspozimin e njerëzve ndaj situatave kërcënuese për jetën.
“Kufiri jugor mund të jetë një vend i rrezikshëm për njerëzit dhe kafshët, kështu që makinat mund të ndihmojnë”, tha Brenda Long, menaxhere e programit.
Në vitin 2020, ushtria amerikane bashkëpunoi me Ghost Robotics, një kompani që prodhon qen robotikë për të patrulluar bazat ushtarake, dhe vetë kompania bashkëpunoi me prodhuesin e armëve SWORD International për të zhvilluar një version të armatosur të qenve robotikë të aftë për të eliminuar objektivat afro 1220 metra larg.

Robotët me katër këmbë mund të pajisen me një sërë kamerash dhe sensorësh, duke përfshirë kimikatet, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Ato mund të kontrollohen nëpërmjet radios, Wi-Fi, GPS dhe lidhjeve të tjera, por janë potencialisht të prekshme ndaj hakerave.








