Kosovë/ Një i vdekur e 1853 raste të reja me COVID-19

Një rast i vdekjes dhe 1 mijë e 853 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar që nga dje.

Për konfirmin e këtyre rasteve ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 1 mijë e 639 pacientëve.

“Nga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407. Në total numri i rasteve aktive është 31.084”, ka njoftuar Ministria.

LEXO EDHE:

Back to top button