Analiza: A do të ketë një valë të re Covid gjatë verës? Rriten shtrimet në spitale

Analiza: A do të ketë një valë të re Covid gjatë verës? Rriten shtrimet në spitale

Nënvariantet e Omicron janë gjithnjë e më ngjitëse, por jo aq agresive sa ato të mëparshmet. Infeksionet janë në rritje në disa vende evropiane dhe Portugalia është në krye.

Edhe në Afrikën e Jugut raportohet për shtim të rasteve.

Po a jemi në prag  të një vale të re Covid?

Disa elemente janë pozitive si për shembull stina e nxehtë dhe imunizimi masiv i popullsisë, ndërsa elementet e tjera janë burim shqetësimi, kapaciteti shumë i lartë i difuzionit të nënvarianteve BA4 dhe BA5, ulja e mbrojtjes nga vaksinat pas 4-5 muajsh si dhe heqja graduale e të gjitha kufizimeve të vendosura gjatë pandemisë.

Një faktor tjetër për të cilin ekspertët ngrenë alarmin është ulja e numrit të tamponëve të kryer dhe mbikëqyrja, të cilat mund të rrezikojnë aftësinë për të zbuluar mutavione të reja të virusit.

Financial Times analizoi të dhënat në lidhje me infeksionet dhe shtrimet në spital për Covid, duke vënë në dukje se shtrimet në spital janë rritur në disa vende evropiane, përfshirë Francën dhe Anglinë, ku nënvarianti BA.5 po përparon me shpejtësi.

Piotr Kramarz, shkencëtar në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), tha se BA.4 dhe BA.5 shfaqin karakteristika që ka të ngjarë t’i bëjnë ato dominuese.

As vaksinat dhe as infeksionet e mëparshme nuk janë në gjende të mjaftueshme për t’i frenuar ato.

Megjithatë, dy nënvariantet nuk duket se shkaktojnë një sëmundje më të rëndë se ato të mëparshmet dhe ka prova që kursi i plotë i vaksinimit kundër Covid vazhdon të mbrojë nga pasojat e rënda të infeksionit.

Fuqia e BA5 është e dukshme në Portugali, ku muajin e fundit ka pasur një rritje të infeksioneve dhe shtrimeve në spital.

Nënvarianti u zbulua në vend në fund të muajit mars dhe sot, sipas vlerësimeve, është përgjegjës për 84% të infeksioneve të reja.

Në Itali, sipas raportit të fundit nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë, BA.5 është 23% në mostrat e renditura.

Gjermania, Franca, Britania e Madhe

Në Gjermani , shtrimet në spital janë rritur gjatë 10 ditëve të fundit pas një rënie të qëndrueshme 10-javore, megjithëse nivelet aktuale janë rreth një e katërta e pikut të variantit BA.2 (mars-prill).

Shtrimet në spitalet e  Francës janë në rritje për herë të parë që nga fillimi i prillit.

Në Angli mesatarisht 639 raste të reja me Covid regjistrohen në ditë me një rritje prej 29% krahasuar me javën e kaluar: shifra gjithsesi më të ulëta se kulmi i arritur gjatë valës së BA.2.

BA.4 dhe BA.5 u përhapën gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, ku përbëjnë më shumë se 20% të të gjitha rasteve me Covid. Në përqindje, ka pak pacientë të shtruar në spital që kanë nevojë për ventilim të asistuar.

LEXO EDHE:

Back to top button