Anel Fidoski zgjidhet shef i ri i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup

Anel Fidoski zgjidhet shef i ri i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup

Gazetar: Suad Bajrami

Këshilli i Prokurorëve në seancën e sotme me 7 vota “për” e zgjodhi Anell Fidoskin për shef të ri të Prokurorisë së Shkupit. Në garë ishin edhe katër kandidatë të tjerë, mes tyre edhe shefi i deritanishëm Gavrill Bubevski i cili mori 5 vota. Sipas kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Bashkim Besimi, Fidovskit i është dhënë mundësia të udhëheqë me prokurorinë më të madhe në vend, meqë ka treguar rezultate të mira në intervistë.

“I zgjedhur në intervistë tregoi rezultate të mira, për atë disa prej anëtarëve vlerësuan se duhet t’i jepet mundësi. Dhe vetëm se i dhamë”, deklaroi Bashkim Besimi, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve.
Fidoski është prokurori që ka përfaqësuar akuzën për vrasjen e tifozit të grupit “Komitët” Nikolla Sazdovski në vitin 2019, për çka Besir Bela dhe Skender Demiri u dënuan me nga 19 vjet burg, ndërsa Jeton Luzha u ekstradua nga Gjermania për t’u përballur me drejtësinë.

Fidovski gjithashtu ka qenë prokuror i lëndës ku ish kryeministri Vllado Buçkovski në vitin 2007 u akuzua për shpërdorimin e 2.5 milionë eurove lidhur me furnizimin e pjesëve rezervë të tankeve gjatë vitit 2001. Lënda, në vitin 2019 u vjetrua.

Fidovski ishte gjithashtu i përfshirë edhe në rastin e Tamarës së vogël në vitin 2015-të, e cila ndërroi jetë derisa priste operimin jashtë vendit për një sëmundje lidhur me deformimin e shtyllës kurrizore.

Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve, prokurori Besir Aliu, me 10 vota “për” u rizgjodh në krye të Prokurorisë së Tetovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button