Anëtarët e Këshillit Gjyqësor gjatë javës do ta kontrollojnë punën e Gjykatës Supreme

Tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor të kryesuar nga kryetari Kiro Zdravev të enjten do të shkojnë në Gjykatën supreme për të inspektuar punën e gjykatës më të lartë, ndërsa do të kontrollojnë edhe lëndët që ngritën shumë pluhur në opnion, gjegjësisht pse disa vendime të caktuara priteshin me muaj. Nëse, faji është te Gjykata Supreme apo ndoshta për raste të caktuara është pritur kohë të gjatë mendim nga Prokuroria republikane? Zdravev tha për Alsat se vizita në Gjykatën Supreme ishte planifikuar që në fillim të vitit.

Sipas planit, grupi i punës në Supreme do të kontrollojë disa të dhëna.

“Vizita e Gjykatës Supreme është pjesë e planit të veprimit për vizitat e punës nëpër gjykata për këtë vit. Vizita nuk ka të bëjë me pastrimin e paralajmëruar të gjyqësorit- tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor

“Qasje lidhur me respektimin e afateve ligjore për marrjen, publikimin dhe hartimin e vendimeve, konstatimin e ndonjë ngecje të mundshme në punën e gjyqtarëve, si dhe arsyen e ngecjes, cila është situata me lëndët e vjetra në gjykatë, si dhe ngarkesa e punës së gjyqtarëve sipas orarit për punë”

Ushtrues detyre kryetar i Gjykatës supreme është gjyqtari Faik Arsllani. Ai në këtë pozitë është tash një vit. Ai zëvendësoi Jovo Vangellovskin. Arsllani pasi erdhi në këtë pozitë tha se në sirtar ka gjetur dhjetëra lëndë që nuk janë proceduar. Për këtë është informuar edhe Prokuroria e cila para shtatë muajve  informoi se është hapur lëndë dhe informuan se në Gjykatën supreme janë duke u kryer kontrolle.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button